Aplikacion
Ajo tha se SPAK i ka komunikuar se duhet të largohet nga shtëpia bashkë me nënën e saj, ndërsa tha se në këtë rast nuk e ka problem të jetojnë në kontejner.
Pas daljes nga gjykata, Kryemadhi zbuloi për gazetarët se është vrarë duke bërë palestër. “Ju e dini që unë bëj palestër shumë dhe kam vrarë pak gjurin, meniskun. Por edhe më pëlqen pak se është trend”, tha Kryemadhi.
Vendimi pritet të shpallet nesër në 11:00, ndërkohë që Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se çështjen do ta ndjekë deri në Strasburg.
Kryemadhi: 5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia.
Po ku do jetoni?
Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti.
Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Britani 34-vjeçari shqiptar (Emri)