zoom

Lajme

Kryemadhi merr fjalën dhe quan propagandë nepotizmin, Meta ikën nga salla dhe flet me të rinjtë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është larguar nga salla pas fjalimit të tij dhe pikërisht në momentin kur deputetja Monika Kryemadhi mori fjalën.

Ilir Meta doli në korridoret e Pallatit të Kongreseve, ku zhvilloi takime me simpatizantët, që kanë mbërritur për të marrë pjesë Konvetën Kombëtare të PL-së.

Gjatë bisedave me të rinjtë, Meta u kërkoi që t’i bënin like dhe share postimeve të tij në rrjetet sociale, teksa bashkëshortja mbante fjalimin në sallë.

Deputetja Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Konventën e ditës së sotme, i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës sa i përket lidhjeve nepotike brenda PL. Kryemadhi u shpreh se sipas saj me fjalën ‘nepotizëm’ po bëhet propagandë, pasi partitë politike kanë të bëjnë me meritokracinë dhe jo me emërime.

“Për nepotizimin, i qëndroj prapë idesë që të mos bëhet propagandë, se në një partitë politike ka të bëjë meritokracia. Vendoset me votë jo me emërim. Në pushtet emërohen”, deklaroi ajo.

Deklarata e Monika Kryemadhit:

“Pesë proritetet e PL kanë qenë qe në themelim të LSI dhe do vijojmë t’i kemi gjithmonë. Unë nuk kisha ndermend të flisja, por përderisa isha vendosur në axhende, i qëndroj dy propzimeve të mia.

E para për buxhetimin e grave kandidate që do të kandidojnë për deputet dhe këshilla bashkiakë, është diçka e domosdoshme për të gjitha gratë në të gjithë Shqipërinë për të pasur një buxhet të veçantë për fushata, sepse sot në kushtet përballë krimit, parasë së krimit, është shumë veshtirë për të kandiduar dhe për të bërë një fushatë të ndershme. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë pëlqimimi i kandidatëve ta çojnë në 50-70%.

Propozimi numër dy, për nepotizimin, i qëndroj prapë që të mos bëhet propagandë, se në një parti politike ka të bëjë meritokracinë. Vendoset me votë jo me emërim. Në pushtet emërohen. I shtoj edhe për konfliktin e interesit”. /ZOOM.AL/