Aplikacion
Teksa iu referua deklaratave të Ilir Metës ditët e fundit, ajo u shpreh se ishte grua, vishte taka dhe nuk kishte frikë të ishte e tillë.
A do të krijosh fraksion?- u pyet ajo nga gazetarët e pranishëm, teksa tha:
“Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja”.
Tensionet mes bashkëshortëve politikanë opozitarë janë rritur shumë javët e fundit, teksa Meta po reformon partinë. Dhe jo vetëm, pasi të dy hetohen aktualisht edhe nga SPAK për çështje të ndryshme.
Kryemadhi për pasurinë dhe telefonin që iu gjet nga kontrolli i SPAK dhe Meta për lobimin e partisë në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA. Ai ka sulmuar edhe kreun e akuzës, Altin Dumani, duke e fyer publikisht dhe sfiduar. /ZOOM.AL/