zoom

Bota

Kryebashkiakes franceze i kapen 70 kg kanabis në shtëpi

Policia franceze ka arrestuar një kryetare bashkie, si pasojë e një hetimi paraprak për trafikim droge.

Jamilah Habsaoui u vendos nën pranga nga policia, pasi i gjetën 70 kg të lëndëve narkotike në shtëpi. Ndërkohë nga ky operacion u arrestuan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë 2 vëllezërit e saj.

Përveç shtëpisë, një kontroll u bë edhe në bashkinë e qytetit, vendin ku punonte 46-vjeçarja. Jamilah Habsaoui u zgjodh si kryetare e qytetit me afro 6 000 banorë afërsisht 250 km në juglindje të Parisit në rajonin Bourgogne-Franche-Comte, që nga marsi i vitit 2021. Njëkohësisht, Habsaoui ushtronte edhe detyrën e këshilltares rajonale./ Zoom.al