Këtë deklaratë e bëri pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, në Bruksel.
Johnson tha se “kjo është kriza më e madhe e sigurisë me të cilën është përballur Evropa ne dekadat e fundit”.
Ai deklaroi sot se Britania mund të mbështesë kryengritjen ushtarake në Ukrainë, nëse Rusia e pushton atë.
Analistët ushtarakë vlerësojnë se Moska ka grumbulluar më shumë se 135,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, dhe besojnë se tani janë pothuajse të gjitha kushtet e nevojshme për Putin që të sulmojë Ukrainën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se një zgjidhje politike është ende e mundur, por paralajmëroi se Rusia do të “paguante një çmim të lartë” nëse zgjedh përballjen ushtarake.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus, gjatë një konference për mediat të mbajtur sot me ministrin e Jashtëm britanik, nënvizoi se trupat ruse do të kthehen ne bazat e tyre, sapo të përfundojë stërvitja në Bjellorusi.