zoom

Stil

Krisje me Arbana Osmanin? Luiz Ejlli flet për herë të parë dhe zbulon si qëndron e vërteta

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme Luiz Ejlli ka prishur marrëdhënien me moderatoren e “BBV” Arbana Osmani.

Mbrëmjen e djeshme ai ka marrë pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi nga mediat, një ndër gazetarët e ka pyeturLuizin nëse janë të vërteta lajmet që po qarkullojnë në lidhje me Arbanën, ndërsa këngëtari duke mos zbuluar shumë detaje tregoi se mes tij dhe moderatores ka një krisje.

“Ajo është atje unë ktu. Ka krisje mes meje dhe Arbana Osmanit, por në maj do të zbuloj më shumë sepse nuk më lejohet.”– tha Luizi.

Pak kohë më parë Luizi hoqi nga follow në Instagram Arbanën pasi ajo dhe producenti Eduart Grishaj që është edhe partneri i saj nuk ishin dakord që Ejlli të jetë opinionist në “Big Brother Vip Albania” në edicionin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Arbana nuk bëri asnjë postim në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ndonëse ishte prezente në tapetin e kuq.