zoom

Lajme

Kriset miqësia mes Lisit dhe Romeos? Ish-banori darkon me Eglën

Raporti mes Lisit dhe Romeos nuk është më i njëjti pas BBVA.

Me përfundimin e eksperiencës në BBV duket se u mbyll dhe miqësia mes dy ish-banorëve.

Dyshimet për krisje në miqësinë e tyre kanë nisur ditët e fundit kur fituesja e BBV, Egla Ceno është shprehur se ka patur kontakt me Lisin pas përfundimit të formatit.

Por “pikat mbi i” u vendosën sot, kur në një video-live më Instagram ajo shfaqet me ish-banorin duke darkuar. Lisi nuk i ka shpëtuar pyetjes së ndjekësve të Eglës nëse e ka takuar Romeon, teksa ai është përgjigjur thjesht me një “Jo” dhe ka vijuar me batuta

Shkak i krisjes së kësaj miqësie që lindi në BBV mund të jenë bërë darkat dhe miqësia e Lisit me Eglën. Romeo dhe Heidi nuk kanë patur raport shumë të mirë në mbyllje të spektaklit dhe pas përfundimit të BBV.