zoom

Aktualitet

Krimi në familje/ Kryeplaku i fshatit flet për vrasjen në Klos: Ylberi ishte goditur në kokë me tullë dhe dru

Krimi në familje/ Kryeplaku i fshatit flet për vrasjen në Klos: Ylberi ishte goditur në kokë me tullë dhe dru

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familje në Klos, ku 47-vjeçari Ylber Lezi dyshohet se është vrarë me sende të forta nga bashkëshortja e tij Mine Lezi dhe vajza 20 vjeçare.

Kryplaku i fshatit Ibrahim Elezi, ka dhënë se në momentin kur kanë shkuar pranë banesës, dera ka qenë e mbyllur, dhe janë detyruar që të presin policinë, për të ndërhyrë. Ai tregon se i ndjeri ka qenë përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor.

“Dëgjuam zhurmë dhe dolëm jashtë, dera e tyre ishte e mbyllur, nuk kishim si hynim brenda. Lajmëruam policinë, ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ka qenë me probleme mendore, vajza ka pak ditë që kishte kaluar në depresion.

Gjendja ekonomike e vështirë, mblidhen të gjitha ato… Iu kishim lidhur energjinë elektrike, dhe e kishin shkatërruar, merrte ndihmë ekonomike 60 mijë lekë, Ylberi ka qenë i goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë. Ka qenë prokurori brenda në banesë, nuk vonoi as gjysmë ore policia për të ardhur”, tha kryeplaku.