zoom

Lajme

Krim tronditës në Maqedoninë e Veriut/ Burri vret gruan dhe vajzën. Djali në gjendje të rëndë

Maqedonia e Veriut u trondit këtë të martë nga një krim i rëndë brenda familjes.

Një burrë vrau gruan e tij 38-vjeçare dhe vajzën e mitur, ndërsa djalin e la të plagosur rëndë.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Sllatinë në Tetovë.

Nëna e 38-vjeçares gjeti trupat e pajtë të vajzës dhe mbesës së saj.

Ajo njoftoi menjëherë policinë, që arrestoi autorin e krimit.

Policia dhe prokuroria ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë mbi rastin.