zoom

Aktualitet

Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon Bashkimi Europian: S’kemi kompetencë për çështjet fetare

Ideja e krijimit të një Shteti Sovran Bektashi në Shqipëri ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në studiot mediatike.

Delegacioni i Bashkimit Evropian i pyetur nga Euronews, ka theksuar se në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagim.

Postime të lidhura