zoom

Aktualitet

Kreu i FRPD: “Engjëlli” i baronëve të krimit shqiptar në Itali ndërmjetësoi paktin Rama -Meloni

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar pas një investigimi të emisionit “Report” në “Rai Tre”, ku raportohet sekretari i kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi është personi kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

“‘Engjëlli i Baronëve të krimit shqiptar në Itali ndërmjetësoi paktin Rama-Meloni”, shkruan kreu i FRPD, duke shtuar se Rama do të keqpërdorë marrëveshjen për emigrantët për të blerë heshtjen e Italisë për korrupsionim e krimin shqiptar.

Ai thekson se gazetarët italianë “evidentuan fuqizimin e krimit shqiptar në Evropë pikërisht falë lidhjeve dhe garancive në qeverinë Rama”.

Besart Xhaferri shprehet se banorët e Lezhës kanë të drejtën legjitime të ngrihen në protesta masive kundër kampeve në Gjadër, duke theksuar se do kenë mbështetjen e tyre.

Postimi i plotë:

“Engjëlli” i Baronëve të krimit shqiptar në Itali ndërmjetësoi paktin Rama -Meloni!

Edi Rama do t’a keqpërdorë marrëveshjen për emigrantët për të blerë heshtjen e Italisë për korrupsionim dhe krimin shqiptar, dy pengesat kryesore për integrimin.

Këtë paralajmërim ia bëra Ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, gjatë një takimi që zhvilluam në Romë pak muaj më parë, ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Parlamentit Italian.

Emisioni “Report” në “Rai Tre” skanoi dritëhijet e marrëveshjes për emigrantët ku siç pritej njeriu kyç është Engjëll Agaci, i njohur ndryshe si avokatii bosëve shqiptar të narkotrafikut në Itali, shumë kohë Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri, ose njeriu hije pas inceneratorëve.

Banorët e Lezhës kanë të drejtën legjitime të ngrihen në protesta masive kundër kampeve në Gjadër dhe do kenë mbështetjen tonë të pakursyer.

Gazetarët e “Report” në investigimin e tyre duke sjellë dhe zërin e ekspertëve evidentuan fuqizimin e krimit shqiptar në Evropë pikërisht falë lidhjeve dhe garancive në qeverinë Rama ku si shembull konkret sollën dosjen Xibraka.

Nuk ka asnjë dyshim që largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe vendosja e tij përpara drejtësisë është një borxh që ne i detyrohemi çdo shqiptari.