Aplikacion
“Ndonëse tani ka disa propozime për Reformën Zgjedhore dëshiroj t’u bëj thirrje aktorëve politikë ta bëjnë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në mënyrë që t’u lejojë organeve të administrimit të zgjedhjeve kohë të mjaftueshme për zbatimin. Vonesat e mundshme gjatë këtij qëllimi, kufizojnë kohën në dispozicion në KQZ për të bërë përgatitjen e nevojshme, çka mund të ndikojnë në cilësinë e proceseve zgjedhore. Kemi një sfidë të pazgjidhur ende, zbatimin e efektshme të vendimeve të Kushtetueses, duke përfshirë edhe çështjen e votimit të jashtë vendit”, tha ai.
Teksa më tej shtoi për votën e Diasporës:
“Siç e dini nuk ka stadarde të përcaktuara në rajonin e OSBE dhe as rekomandime të OSBE në lidhje me votimet jashtë vendit dhe ndaj i takon secili shtet të zbatojë atë model që i përshtatet më mirë. Duhet të theksojmë se çdo vendim, duhet të jetë me konsensus të gjerë. Prezenca e OSBE si partner afatgjatë që mbështet KQZ dhe institucionet e tjera, vijon të jetë e angazhuar të mbështesë përpjekjet dhe bashkëpunimin për përmirësimin e administrimin të zgjedhjeve dhe për përmirësimin e integritetit të proceseve zgjedhore të ardhshme”. /ZOOM.AL/