zoom

Slider

Kosova shtrëngon masat/ Këto janë kushtet për të kaluar kufirin

Kosova ka publikuar sot masat e reja që do të aplikohen për të frenuar përhapjen e covid-19. Ndër masat shtrënguese njoftohet se është aplikuar edhe frenimi i futjes së covid-19 nga personat që udhëtojnë drejt Kosovës.

Kështu, secili person që do të hyjë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigjen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

MASAT E TJERA

Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator.

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar me 1 orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në orën 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme.

Institucionet publike dhe private janë të detyruara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator.

Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës./Zoom.al