Aplikacion
Ky kontingjent është rezultat i marrëveshjes së arritur mes kompanisë amerikane Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Megjithatë, Ministria nuk ka treguar për numrin e dozave që kanë arritur në Kosovë, ndonëse kur është nënshkruar marrëveshja, në muajin maj, Qeveria ka thënë të ketë blerë mbi 1 milion doza.
Në njoftim është thënë se me sigurimin e këtyre dozave, vaksinimi në masë do të shtrihet në disa kategori të popullatës, përveç atyre me prioritet. Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet, që deri në fund të këtij viti, të vaksinojë 60 për qind të popullsisë kundër koronavirusit.
“Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, është thënë mes tjerash në njoftim.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë