zoom

Aktualitet

Korrupsion me tenderët në ARRSH, sekuestrohen 13 pasuri të biznesmenëve miq të Berberit

SPAK njoftoi sot se në kuadër të hetimit pasuror pas arrestimit të kreut të ARRSH-së Evis Berberi, krahu i djathtë i Belinda Ballukut, si dhe dy biznesmenve bashkëpunëtorë për tenderët e rrugëve, ka sekuestruar pasuritë e këtyre të fundit, dy ortakëve të tij Valter Begaj  dhe Ervis Lami.

Është sekuestruar kompania DAAM me administrator Evis Lamin. Janë sekuestruar në total 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie. Po ashtu, SPAK ka sekuestruar gjashtë automjete dhe një motomjet. Ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, Elvis Lami dhe Valter Begaj janë të arrestuar.

SPAK shprehet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës. Berberi ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij. Hetimi vijon për zyrtarë apo ish-zyrtarë të Ministrisë së Energjisë dhe po heton edhe rolin e Belind Ballukut.

berberi akuzohet se ngriti një skemë korruptive, ku bleu kompaninë me 800 euro dhe e shiti me 2,2 mln euro, derivat i përfitimit të dyshuar nga tenderimet e rrugëve.

Njoftimi zyrtar i plotë:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime kryesisht në kuadër të procedimit penal Nr. 214, të vitit 2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal.

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, për faktin penal të rezultuar dhe personat e dyshuar (njoftim i datës 14.03.2024), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:

-Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

-Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

-Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

-Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

-Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

-Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004.

-Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

-Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

-Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

-Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;”.  /ZOOM.AL/