zoom

Bota

Koronavirusi në Greqi/ 8 viktima dhe 362 të infektuar në 24 orët e fundit

Greqia ka regjistruar 362 raste të reja me COVID-19. Kjo e hënë ka sjellë sërish një rritje të infektimeve në krahasim me të dielën.

Ndërkohë 8 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Shifrat janë optimiste në Greqi, por sërish vendi fqinj kërcënohet nga varianti Delta.

Dy qendrat kryesore të infeksioneve vijojnë të mbeten dy rajonet më të rëndësishme, Atika dhe Selaniku.