Aplikacion
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” per babain, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit që u mbajt të dielën, 61-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatës.
Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. “Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”, mësohet të jetë shprehur 61-vjeçari.
Çështja e ngacmimit të vjazës 8 vjeçe do të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korçës.