zoom

Bota

Konflikti Ukrainë-Rusi/ Sekretari i NATO-s: Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në komunikim e tij, ai është shprehur se Ukraina zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet diku, duke shtuar se sot i janë përgjigjur Moskës edhe me shkrim.

“Rreth 5000 trupa të NATO-s janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet”, u shpreh ai.

Ai përsëriti thirrjen e tij për Moskën dhe NATO-n që të rivendosin zyrat e tyre përkatëse në Bruksel e Moskë dhe të përdorin plotësisht kanalet ushtarake të komunikimit për të promovuar transparencën dhe për të zvogëluar rreziqet.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë edhe një herë që të de-përshkallëzojë menjëherë situatën. NATO beson me vendosmëri se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë”, tha Stoltenberg gjatë komunikimit për mediat.