zoom

Ekonomi

Konfirmohet zyrtarisht anullimi i tenderit 400 mln euro për portin e Durrësit: S’kishte oferta

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar zyrtarisht anullimin e tenderit 392 milionë euro për ndërtimin e Portit të Ri Tregtar në Porto Romano. Sipas APP në tender nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Tenderi për Ndërtimin e Portit të Ri Tregtar të Integruar në Porto Romano u shpall në fund të muajit Korrik.

Data e Zhvillimit të tij ishte përcaktuar 16 shtatori. Edhe pse në garë janë paraqitur disa oferta, Autoriteti Portual i Durrësit i ka skualifikuar të gjithë duke gjykuar se asnjëra prej tyre nuk përmbushte kushtet e kërkuara.