Aplikacion
Në Konferencë është rënë dakord që PS dhe PD të ulen për të diskutuar mbi objektin e hetimit për kontratat koncesionare në Shëndetësi dhe për sistemin TIMS.
Përveç socialistëve, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço, të pranishëm në mbledhje janë dhe demokratë. Mes tyre, nënkryetarët e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje.
Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.
Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës. Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.
kreu i Grupit Parlamentar Socialist Bledi Çuçi e cilësoi një sinjal të mirë pjesëmarrjen e opozitës për t’u rikthyer në normalitet. Çuçi tha se kjo e drejtë kushtetuese nuk i është mohuar opozitës.
“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar”, ka thënë Çuçi.
Më tej ai çmoi rolin e opozitës në Parlament, duke përmendur edhe ligje që duan shumicë të cilësuar.
“Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale”, tha Çuçi.
/ZOOM.AL/
“Ajo është e dehur”- Shpërthejnë komentet ndaj Harris në mesazhin e saj pas humbjes së zgjedhjeve