E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Ide

Koncerti i pagës minimale

Nga Irena Beqiraj

17/03/2023
in Ide, Slider
0
Koncerti i pagës minimale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Koncepti i pagës minimale, një koncept 126 vje çar, u përdor për herë të parë Zelandën e Re në vitin 1894, më vonë u pasua nga shteti Australian i Victoria-s në 1896, dhe më pas nga Mbretëria e Bashkuar në 1909. Pas Luftës së Dytë Botërore, mbulimi ligjor i pagave minimale u zgjerua në mënyrë progresive në shumë vende, pasi konsiderohej si një çështje e së drejtës, mbrojtje ndaj pagave të ulëta të padrejta. Konteksti ekonomik dhe intelektual neoliberal i viteve 1970 dhe 1980, coi në braktisjen e aplikimin të pagës minimale në disa vende, për ta rrikthyer përsëri në vitet 1990, me një shtrirje dhe më të gjerë, duke përfshirë edhe vendet në zhvillim.

Në 126 vjet eksperiencë, studimime ,kërkime, braktisje dhe rikthime tek ky koncept, niveli i pagës minimale mbetet pika më e rëndëshishme e debatit për ekonomistët edhe politikëbërsit. E vlerësuar nga këndveshtrimi i mirëqënijes sociale ,paga minimale nuk duhet të jetë më i vogël se minimumi jetik. Por e parë nga efektet që ka mbi ekonominë dhe punësimin, studimet sugjerojnë dy faktorë referues kur përcaktohet niveli i pagës minimale.

Së pari, paga paga minimale duhet të jetë brenda intervalit 60%-80% të medianës së pagave. Mediana e pagave në Shqipëri është rreth 40,000 lek. Sipas këtij rregulli, paga minimale nuk duhet të tejkalojë 32,000 lek.

Faktori i dytë rerfeues në përcaktimin e pagës minimale është produktiviteti për puntor, i cili në Shqipëri është rreth 34,600 lek . Aktualisht paga minimale shkon ,40, 000 lek në muaj.

Cdo rritje e pagës minimale , përvecse prek direkt rreth 39% të të punësuarve në sektorin privat që paguhen me pagë minimale, ngre pritjet e publikut për një rritje të përgjithshme në të gjithë nivelin e pagave. Për shkak të kësaj shtrirje, premtimi për rritjen e saj, nuk mungon në asnjë fushatë ekektorale edhe ofrohet nga të të dy kampet. Pavarësisht se Kryeministri thotë nuk e bën për vota , rritja e saj siguron vota, por ka edhe ndikime të tjera në ekonomi (sidomos kur ajo kalon nivelin e produktivitetit për punotor) pasi në Shqipëri krahu i lirë i punës ka qënë edhe është “kali i betejës” me të cilin kemi konkuruar këto 30 vite në tregjet globale.

 

Modelit ekonomik të deritanishëm, i cili bazohej në rritjen e punësimit nëpërmjet pagave të ulta, deregullimit, dhe uljes së taksave duket se i ka ardhur fundi. Ai jo vetëm ka kontribuar në rritjen e pabarazisë, por vështirë se arrin të ushqejë më tej rritjen ekonomike. Punësimi, në fakt, duhet të ecë paralelisht me rritjen e rrogave. Fitimi i sipërmarrësve nuk mund të vazhdojnë të bazohet tek rrogat e ulta, por tek rritja e produktivitetit edhe rritja e investimimeve kapitale në tekonolgji.

Por janë pikërisht investimet private sidomos në prodhim edhe teknologji ato që 7 vjecarin e fundit kanë mbetur kokëfortësisht të dobëta, edhe anemike. Normat e ulëta të interesit ( deri para një viti ), fitimet në rritje, apo dhe taksimi i reduktuar, të cilat u paraqitën si receta e përsorur për të rritur investimet private, duket se nuk funksionuan. Kompanitë nuk i janë përgjigjur stimujve që serviren në librat ekonomik, per dy arsye ose se nuk perceptojnë interes ekonomik afatgjatë për të investuar, ose sepse ato ushtrojnë aktivitete bazike të cilat nuk kërkojnë investime si tregëtia. Problemi, natyrisht, është se pa investime, produktiviteti nuk ka të ngjarë të rritet. Dhe pa rritjen e produktivitetit, ka pak arsye për të pritur rritje të qëndrueshme edhe të shendetëshme të pagave.

Në kushtet e një stanjacioni në investime dhe në kreditim, rritja e pagës minimale edhe pse konsiderohet një nxitës i kërkesës dhe konsumit, kur nuk shoqërohet me rritje të produktivitetit për puntor, bëhet joeficente dhe barra që bije mbi biznesin bëhet e vështirë.

Thënë këtë, rritja e pagës minimale duhet të shoqërohet me politika të cilat drejtojnë dhe ndihmojnë biznesin të rrisë interesin për të investuar në aktivitetete prodhuese dhe tekonologji. Në stukturën aktuale ekonomike, të tejngopur me kompani të vogla të cilat operojnë në sektorët e tregëtisë dhe shërbimeve ku vetëm pagat zënë nga 25%- 35% të kostos, cdo rritje e pagës minimale përtej 32,000 mund të shoqërohej me rritje te metejshme te cmimeve apo me rritje te informalitetit.

Së dyti rritja e investimeve kërkon më shumë akses në burime financare ose ndyshe rritje të eficencën në ndërmjetësimit financiar, eficencë kjo që lidhet me funksionimin e plotë të tregut të kapitaleve, pse jo edhe më krijimin e një fond garancie afatgjatë për financimin e aktivitetit prodhues . Eshtë pikërisht kjo infrastrukturë financiare e cila do të rrisë mundësinë e trasformimit të kursimeve që kapin vlerën 67.6% të PBB-së në burime financimi për investime.

Së treti rritja e pagës minimale kërkon padyshim rritjen e investimeve në kapitalin human kryesisht me subvencionimin e mësimit të vazhdueshëm ose trainimit në punë.

Rritja e pagës minimale është “muzikë” për veshët e një populli të varfër , edhe pse sot u luajt sërisht në një koncert ” tallavaje politike” me argumente elektorale, pa asnjë argument apo matje ekonomike . Edhe vendi ku u zhvillua koncerti elektoral i pagës minimale ishte tregues i qasjes dritëshkurtër ekonomike . Koncerti i politikëbërjes socialiste u zhvillua në një qendër ku zhvillohet biznesi më pak produktiv në botë, tregetia . Nëse deshironi ta ktheni rritjen e pagës minimale në “një vepër virtuoze”, duhet të ndihmoni biznesin në mbajtjen e kësaj barrë, duke hartuar politika për rritjen e produktivitetit , edhe hiqni dorë nga harxhimi i kohës tuaj edhe të miletit nëpër mbledhje në qendrat tregetare.

 

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: irena beqirajpagaqeveriaRama

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?
In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
“Pasaniku” Alabbar i Ramës s’është pjesë e listës së miliarderëve arabë dhe s’ka qenë që nga 2017-a
In Zoom

“Pasaniku” Alabbar i Ramës s’është pjesë e listës së miliarderëve arabë dhe s’ka qenë që nga 2017-a

19/03/2023
Protestat në Bërxullë, banori kërcënon për vetëflijim. Një tjetër dhunohet nga polici
Aktualitet

Protestat në Bërxullë, banori kërcënon për vetëflijim. Një tjetër dhunohet nga polici

19/03/2023
Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje
Politikë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

19/03/2023
Berisha: 80% e buxhetit vidhet nëpërmjet punëve publike
Politikë

Berisha: 80% e buxhetit vidhet nëpërmjet punëve publike

18/03/2023
Skandali me plehrat/ Veliaj vijon të paguajë të kërkuarit nga drejtësia për punë të pakryera
In Zoom

Skandali me plehrat/ Veliaj vijon të paguajë të kërkuarit nga drejtësia për punë të pakryera

18/03/2023
Lajm i rradhës
A dështoi ligji për pronat? ATP dha vetëm 7.8 mld lekë kompensime në 7 vite

A dështoi ligji për pronat? ATP dha vetëm 7.8 mld lekë kompensime në 7 vite






ADS
zoom.al

Të fundit

Bota

Erdogan firmos, fshihen borxhet për energjinë elektrike dhe gazin natyror

21/03/2023
Aktualitet

Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë, kush është bashkëkombasi i arrestuar me dy emra

21/03/2023
Lifestyle

Mes lotësh, Dea Mishel kërkon ndjesë për batutën e saj me fëmijët jetimë

21/03/2023
Aktualitet

Mos harroni çadrën, e gjithë dita do jetë me reshje shiu

21/03/2023
Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In