Aplikacion
Sipas A2 CNN, janë rreth 200 efektivë policie, të vendosur në të gjitha kryqëzimet dhe rrugët hyrëse të Korçës. Hyrja kryesore kur vjen nga Tirana është e bllokuar, bashkë me aksin që kalon pranë terminalit drejt qendrës.
Të gjitha këto masa janë marrë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë mbrëmjes së sotme. Kontrolle të rrepta ka edhe në hyrje të terminalit ku është festa. Nuk lejohen mjetet metalike, çakmakë, çelsa etj.
Ndërkohë që edhe numri i pjesëmarësve në koncert do të jetë i kufizuar, por ende nuk dihet se sa do të jetë kapaciteti maksimal në festë.