Aplikacion
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Gosë të Kavajës.
Burime bëjnë me dije se një çift bashkëshortësh janë qëlluar me armë nga komshiu i tyre Shpëtim Osmani, për shkak të një konflikti.
Të plagosurit janë Sami dhe Nadire Disha. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve të cilët janë fqinj, ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armës, ndërsa autori është arratisur menjëherë nga vendngjarja.
Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk ka të dhëna në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore./ Zoom.al


