zoom

Politikë

Komisioni për Inceneratorët/ Rama-Tabakut: Bëni punën, lërini akuzat

Kryeministri Rama ka nisur dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Rama është betuar se do të thotë të vërtetën.

Tabaku e pyeti Ramën nëse është në dijeni të faktit se Lefter Koka ka përfituar 4 milionë euro nga kontrata koncensionare, gjë që bëri kryeministrin të reagojë.

Rama tha se kur ka ardhur në komision, ka lexuar se si funksionon një komision hetimor. Sipas Ramës, komisionet hetimore nuk bëjnë akuza.

“Kur erdha këtu, kam lexuar detyrimet e mia si dëshmitar dhe çfarë bën një komision heitmor. Di që komsioni nuk bën akuza dhe nuk është as prokurori dhe nuk është as gjykatë.

Do t’ju kërkoja që të bënit punën dhe duhet që në këtë komsioni të mos eksportoni debatin parlamentar apo atë televiziv. Por ky është sugjerim i imi. Mendoj se komisioni është shumë i rendësishëm. E kam mbështetur plotësisht këtë komision.

Opozita është lënë e lirë të bëjë gjithçka që ka dashur dhe unë jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të saj. Nëse dëshironi të mbetemi të tillë deri në fund respektoni ligjin. Nëse do bëni si çdo ditë unë do t’ju përgjigjem po ashtu”, tha Rama duke theksuar se nuk ka shkuar në komision për ndonjë aferë pas pyetjes së Tabakut.

“Unë nuk kam adhur këtu për një aferë. Ju e keni shprehur aferën kudo, në televizion dhe rrjete sociale por jo këtu. Ju jeni anëtare komisioni dhe nuk bëni akuza. Nuk kas ardhur këtu për asnjë aferë”, shtoi Rama.