zoom

Të gjitha

“Kolegë, miq, shokë, shoqe dhe media bëhuni gati”, Stresi bën paralajmërimin e fundit

Stresi ka lajmëruar se së shpejti do të ketë ‘bomba’ e mesa duket një prej tyre do të jetë kënga e tij e re, pasi reperi ka paralajmëruar që të jenë gati të gjithë.

Vetëm pak më parë Stresi ka postuar një foto nga klipi i këngës në Instagram dhe ka treguar se do të publikohet të shtunën në orën 19:00, ku gjithashtu u bën thirrje të gjithë kolegëve, miqve, gazetarëve dhe mediave që të bëhen gati.

Ende nuk e dimë se çfarë përmban teksti i saj apo nëse i drejtohet dikujt, por mesa duket do arrijë të bëjë shumë bujë.

“Te Shtunen Premier : “I smoke them“. Koleg, miq, shokë, shoqe, gazetarë & media bëhuni gati!”