zoom

Bota

Kohë lufte! Pamje të trishta nga Ukraina

Sot është dita e pestë e asaj që pak njerëz besonin se do të ndodhte vërtet, një luftë e mirëfilltë në Evropë.


Pamje në dukje surreale vijnë nga qytete të ndryshme të Ukrainës. Godina të shembura, forca të shumta ushtarake, mjete të rënda, të plagosur dhe viktima.


Një panoramë e trishtë, që po shqetëson dhe kërcënon mbarë globin. Civilë që rrëmbejnë armët, njerëz që i druhen vdekjes, pasiguri dhe kaos.

Sot do të mbahet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, ndonëse presidenti Zelensky nuk pret që një tryezë e përbashkët të sjellë zgjidhje për vendin e tij.

Ukraina pritet të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse.

“Delegacioni ukrainas mbërriti në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin nga presidenca ukrainase.