Aplikacion
Zoom.al raportoi pak ditë më parë rastin e një klubi nate në plazhin e Drimadhes (LEXO KËTU), i cili, edhe për shkak të lidhjeve të pronarëve me qeverinë apo të marrëdhënieve të dyshimta me drejtues të policisë, abuzon duke bombarduar pushuesit me volumin e lartë e jashtë kontrolli të muzikës, deri në orët e para të mëngjesit.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku diskotekat e hapura apo klubet natës bëjnë zhurmë pa respektuar asnje kriter, ndonëse ligji e ndalon muzikën pas orës 00:00.
Në vendet e BE, autoritetet kanë rregulla të përcaktuara qartë për diskotekat apo klubet e mbyllura dhe ato të hapura.
Zoom.al po sjell shembuj se si funksionojnë këto lokale në plazhet më të njohura të Europës, si Ibiza, Saint Tropez, Sardenjë, Mykonos, Hvar etj, duke u vënë në shërbim të turizmit, por pa shqetësuar turistët.
1) IBIZA, SPANJË
Disko të mbyllura:
• Shumë klube të mbyllura në Ibiza, si Pacha, Amnesia dhe Privilege, zakonisht hapen rreth orës 23:00 apo në mesnatë dhe qëndrojnë të hapur deri në orën 6-7 të mëngjesit. Volumi i tyre është sipas përcaktimit nga autoritetet, sikundër edhe izolimi akustik, në mënyrë që zhurmat të mos dalin jashtë. Kushdo që dëshiron të këndojë, kërcejë e të dëfrehet nën tingujt e larta të muzikës, mund të qëndrojë deri në mëngjes në këto ambiente.
Disko në të hapura:
• Vendet si Ushuaïa dhe Ibiza Rocks zakonisht hapen në orët e vona të pasdites rreth orës 16-17 dhe mbyllen rreth mesnatës ose 01:00. Në këtë mënyrë, pushuesit e hoteve e shtëpive përreth kanë mundësinë të flenë në qetësi gjatë natës.
2) SAINT TROPEZ, FRANCË
Disko të mbyllura:
• Klubet si Les Caves du Roy dhe Dhoma VIP zakonisht hapen rreth orës 23:00 dhe mbyllen rreth orës 5-6 të mëngjesit.
Disko të hapura:
• Vendet në natyrë dhe klubet e plazhit, si plazhi Nikki, shpesh hapen rreth mesditës dhe mbyllen në perëndim të diellit ose herët në mbrëmje, zakonisht midis orës 8-22:00.
3) SARDENJA -COSTA SMERALDA
Disko të mbyllura:
• Vende si Klubi i Miliarderëve dhe Klubi Ritual zakonisht hapen rreth orës 23:00 deri në mesnatë dhe mbyllen rreth orës 5-6 të mëngjesit.
Disko të hapura:
• Klubet e plazhit dhe vendet në natyrë, si plazhi Phi, zakonisht hapen pasdite rreth orës 5-6 pasdite dhe mbyllen rreth mesnatës ose 01:00.
4) MYKONOS, GREQI
Disko të mbyllura:
• Klubet si Cavo Paradiso dhe Paradise Club zakonisht hapen rreth mesnatës dhe qëndrojnë të hapura deri në orën 7-8 të mëngjesit.
Disko të hapura:
• Klubet e plazhit si Scorpios dhe Nammos shpesh hapen në orët e vona të pasdites dhe mbyllen rreth mesnatës.
5) MARBELLA, SPANJË
Disko të mbyllura:
• Klubet si Olivia Valere dhe Pangea zakonisht hapen rreth mesnatës dhe qëndrojnë të hapura deri në orën 6-7 të mëngjesit.
Disko të hapura:
• Klubet e plazhit si Nikki Beach Marbella dhe Ocean Club hapen pasdite dhe mbyllen rreth perëndimit të diellit ose në mbrëmje herët.
6) HVAR, KROACI
Disko të mbyllura:
• Klubet si Carpe Diem dhe Pink Champagne zakonisht hapen rreth mesnatës dhe qëndrojnë të hapura deri në orën 5-6 të mëngjesit.
Disko të mbyllura:
• Klubet e plazhit si Hula Hula dhe Carpe Diem Beach hapen pasdite dhe mbyllen rreth mesnatës.
SHQIPËRISË NUK I DUHET TË SHPIKË ASGJË
Në Shqipëri, autoritetet do të duhet të kuptojnë se nuk ka festivale, diskoteka e klube të hapura që bëjnë muzikë gjatë gjithë natës nëpër plazhe. Më së paku kjo duket një shpikje korruptive, ku përfituesit janë vetëm një grusht pronarësh të këtyre lokaleve.
Zoom.al ka raportuar më parë shqetësimet e banorëve dhe pronarëve të disa lokaleve në jug, sipas të cilëve, klubet e natës që shkelin ligjin duke bërë muzikë pas mesnate, paguajnë drejtuesit e policisë.
Fenomeni vazhdon dhe autoritetet nuk po i japin zgjidhje kur bëhet fjalë për disa klube me pronarë të lidhur me qeveritarë e drejtues të policisë.
Në këto kushte, Qeveria apo Ministria e Turizmit, duhet të ndërhyjnë. Ata nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë shpikje, pasi mjafton të shohin se si operojnë klubet bregdetare në vendet e tjera të Europës.
Të gjitha njësitë e hapura në Europë punojnë deri në 23:00 ose maksimumi deri në mesnatë dhe më pas aktivitetet zhvendosen në ambiente të mbyllura nga ku zhurmat e muzikës me volum të lartë nuk depërtojnë jashtë.
Të gjithë shqiptarët që frekuentojnë plazhet nga Turqia në Portugali janë dëshmitarë të kësaj.
Autoritetet shqiptare do të duhet të kuptojnë se duke favorizuar një grusht pronarësh të këtyre klubeve të natës në bredet, po shkatërrojnë turizmin. Largimi i turistëve të huaj me ndjesinë se në plazhet shqiptare nuk mund të gjesh qetësi edhe gjatë natës, është reklama më e keqe që mund t’i bëhet vendit.
Teksa vendi pretendon të presë mbi 10 milionë turistë këtë vit, ky është momenti edhe që Shqipëria të zgjidhë njëherë e përgjithnjë këtë problematikë. Marrja peng e qetësisë së turistëve nga interesat e një grushti pronarë lokalesh nuk është vetëm fatkeqësi për turizmin apo shkelje e ligjit, por edhe një poshtërim e karshillëk që këta individë, së bashku me disa zyrtarë të korruptuar, i bëjnë shtetit dhe shoqërisë. /Zoom.al