zoom

Ekonomi

KLSH: 430 mln euro dëme në janar-shtator 2021, 7 kallëzime penale

KLSH ka publikuar buletinin e dytë statistikor për përiudhën janar-shtator 2021 ku dëmi i përllogaritur është rreth 430 mln euro. Në buletin përfshihet dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit (3E), masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori.

Sipas KLSH-së, auditimi është përqendruar kryesisht në fushat për të cilat ajo ka vlerësuar një nivel të lartë risku. Edhe gjatë kësaj periudhe, shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keq administrimin e pronës shtetërore ndjekur nga paligjshmëritë proceduriale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, si dhe shkeljet në zbatimin e legjislacionit fiskal.

Auditimet për periudhën janar-shtator 2021 kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 134 subjekte institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale nëvarësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti kambi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.

Niveli i dëmeve ekonomike dhe shpenzimeve joefektive të konstatuara nga KLSH gjatë kësaj periudhe ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,578,800 mijë lekë ose 29.5 milionë euro.

Tabela 1

Dëmi ekonomik ardhura

000/lekë

Në fushën e tatim taksave

2,324,853

Në sektorin doganor

289,725

Në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira tëpasurisë shtetërore

460,626

Në fushën e urbanistikës

15,208

Të tjera

81,648

Totali i dëmit ekonomik në të ardhura

3,172,060

 

Ka patur shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 48,709,587 mijë lekë, afërsisht 400.9 milionë euro nga e cila 5,661,979 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 46.6 milionë euro ndërsa 43,047,608 mijë lekë afërsisht 354.3 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës financiare lidhur me likujdimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Tabela 2

Dëmi ekonomik shpenzime

000/lekë

Në shpenzimet për paga, sigurime dheshpërblime

 

25,212

Në shpenzimet operative

32,578

Në shpenzimet për investime

337,608

Të tjera

11,342

Totali i dëmit ekonomik shpenzime

406,740

Totali i dëmit ekonomik (Tabela 1+Tabela 2) = 3,576,683 mijë lekë ose 29.5 milionë euro

 

 

 

Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2018-2020 përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit.

Trajtimi i Letrave qytetarëve

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë periudhës janar – shtatortë vitit 2021, ka vijuar të trajtohen me korrektesë dhe profesionalizëm letrat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje, edhe kur çështja e ngritur prej tyre ka qenë jashtë kompetencave të institucionit, duke i orientuar qytetarët, nëpërmjet përgjigjeve zyrtare se cilit institucion duhet ti drejtohen për të marrë përgjigje për shqetësimet e tyre. Përgjatë kësaj periudhe KLSH ka trajtuar 224 letra dhe ankesa, nga të cilat 29 jashtë kompetencës dhe juridiksionit të institucionit. Nga 195 ankesa në kompetencë të KLSH, 182 prejtyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigje, ndërsa 13 janë në proces verifikimi.

Kallëzimet Penale

KLSH si një aktor i rëndësishëm në luftën ndaj abuzimeve dhe mashtrimeve financiare me pronën publike, ndaj zyrtarëve të korruptuar, duke synuar përmirësimin e qeverisjes publike, ka adresuar rast pas rasti kallëzime penale në lidhje me “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera”, etj. KLSH nga auditimet e realizuara në nëntë-mujorin e vitit 2021 ka përcjellë në Prokurori 7 kallëzime penale për të cilat janë kallëzuar 27 persona të konstatuar me shkelje të rënda ngaauditimet e KLSH-së, për 15 drejtues të nivelit të lartë e të mesëm dhe 12 specialist.

Rekomandimet sipas natyrës

KLSH gjatë periudhës janar – shtator 2021, ka adresuar rekomandime për institucionet publike të audituara. Rekomandime për ndryshime apo përmirësime ligjore, organizative, administrative dhe disiplinore gjithsej janë 2 989, nga të cilat: 64 janë përmirësime ligjore, 754 rekomandime disiplinore dhe administrative dhe 2 171 rekomandime organizative./ @Zoom.al – Nga Armand Kullau