zoom

Aktualitet

KLP miraton largimin e Alfred Ballës me 9 vota pro

KLP miraton me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.

Më herët gjatë ditës, Balla ka komunikuar me kolegët e tij të KLP-së me dy emaile, duke kërkuar që të shtyhet dhe të respektohet e drejta e tij kushtetuese për t’u dëgjuar e mbrojtur dhe po ashtu ka kërkuar përjashtimin e Tartarit për drejtimin e mbledhjes së sotme.

Vetë Balla, i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e KLP, me një shkresë drejtuar tyre sfidon vendimin e KPA për përjashtimin e tij me 15 vite nga drejtësia, duke thënë se nuk është i menjëhershëm dhe se ai nuk është zgjedhur nga Kuvendi si përfaqësues i shoqërisë civile.