Aplikacion
I ftuar në “Pardon my French”, ai tregoi se nuk është në një lidhje. Përsa i përket Sheila Haxhirajt, Kledi sqaroi se afrimitetin me të e kishte vetëm në klipin që ajo i kishte propozuar.
“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, tha ish-banori.
Duke folur rreth jetës së tij në Shipëri, ai tregoi se është shumë ndryshe nga jeta që bënte jashtë:
“Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”.
Për sa i përket fituesit të “Big Borother Vip”, ai vazhdon të jetë i të mendimit që duhet të fitojë aktori Donald Veshaj.
“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë