Aplikacion
Sot presidenti i Republikës publikoi kontratën dhe i shtoi kërcënimet. Si kundërpërgjigje, Erion Veliaj shpërndau kontratën e lidhur mes tij dhe FRD-së, duke thënë se ajo tregon që FRD duhet të kishte dalë që në vitin 2016 nga zyrat.
“Kontrata e 2016-ës mes Bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrembeu ish Presidentit ka qene për VETEM 1 VIT! Ka 4 vitë që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet”, shkruajti ai në shkrimin që shoqëronte kontrantën, rrjetet sociale.
Por edhe ky kundërsulm është një autogol. Erion Veliaj pranon përmes saj atë çfarë po thuhet në korridoret e politikës, se FRD-së po i kërkohet të lirojë zyrat pasi bëri aleancë me PD.
Me publikimin e kontratës, pyetjet që lindin janë disa:
Kontrata në vetvete nuk ka ndonjë klauzolë për rinovim në heshtje të saj. Afati i saj, që Erion Veliaj e tund si provë që i jep të drejtë për dhunën në zyrat e FRD në prani të presidentit të Republikës, nuk bën gjë tjetër përveçse e përkeqëson situatën në të cilën ai e futi veten me këtë ngjarje.
Ajo është kleçka që zbulon se kontratat, rregullat dhe ligjet përdoren vetëm për ata që konsiderohen si kundështarë apo armiq. Nëse je në gardhin e pushtetit, mund të bësh gjithçka edhe në shkelje të ligjit. ©Zoom.al
Hije dyshimi nga Elbasani/ Gledian Llatja blen 130 milionë lekë pajisje fonie për Këshillin Bashkiak