zoom

Të gjitha

Jo vetëm aktor por edhe model/ Pete Davdison imazh i firmës së njohur

Komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidson, ka shtuar në CV-in e tij  një profesion të ri: modelingun! Ai është bërë imazhi i fushatës së re të veshjeve për meshkuj të “H&M”.

Aktori, 28 vjeç, u caktua nga gjigandi suedez i modës për të drejtuar fushatën e tyre të re. Kjo synon të inkurajojë meshkujt që të përziejnë dhe përputhin veshjet e tyre me pjesë të reja nga koleksioni dhe artikujt që ata tashmë i posedojnë.

“Bashkëpunimi në këtë fushatë ishte një përvojë e shkëlqyer,” tha Davidson. “Ne u argëtuam shumë duke krijuar fotot dhe përmbajtjen. Rrobat janë të rehatshme dhe të shkëlqyera për t’u veshur, gjë që më pëlqen tek ‘H&M’.”

Kjo nuk është përpjekja e parë e Davidson në modë; ai kohët e fundit ka punuar me Calvin Klein dhe ka pozuar për një fushatë të Alexander Wang 2020 pasi bëri debutimin e tij në pistë për stilistin në 2019./L.K

/Zoom.al