Aplikacion
Pas këtij vendimi të dhënë nga Gjykata, ka sjellë pakënaqësinë e familjarëve të Rashës, të cilët kanë shpërthyer në akzua ndaj gjyqtarëve që dha këtë vendim. Në një reagim për mediat ai deklaroi e ky vendim tregon se nuk ka drejtësi dhe se krimineli mori rolin e viktimës në një kohë kur ishte kundërta.
Qazim Rasha shpërthen pas vendimit, duke deklaruar se kjo nuk ishte drejtësi. Ngjarja e rëndë ndodhi në 8 dhjetor të vitit 2020 dhe që solli edhe reagimin e shoqërisë civile dhe protesta në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu kjo ngjarje e rëndë solli edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj.
Reagimi i plotë
Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie, cila ishte se duhet te merrej seriozisht drejtësia me këtë çështje. Problemi është se nuk ishte një vrasje e zakonshme, ishte një makabritet, që e kreu një sekt, jo vetëm një epitet i vendos, por jo njeri. Ai për të cilin paguan taksat, një lloj huligani del vret njeriun në rrugën e vet të shpisë.
Ai u gjykua me gjykim të shkurtuar me 15 vite burg. Pavarësisht alibisë e tragjedisë, arriti që viktima të marrë pozicioin e kriminelit dhe krimineli u vesh me petkun e viktimë e kjo ndodhi në vitin 2020, kjo është bastarde. Vrasja tronditi si ngjarje jo vetëm familjen time, shtetin, e shoqërinë, jo vetëm mua që kam varros djalin.
Deklarata ime ishte që në ditën e vrasjes së djalit se: I imi iku u varros, por ama fëmija im i juaji i të gjithë gjaku është i njëllojtë, edhe i atyre gjyqtarëve e prokruroëve që marrin kët lloj vendimi.
Si mund të quash drejtësi kur çdo është e zbardhur e fushës dhe një herë me të rënë të lapsit, jep gjykimin e shkurtuar, kur ai mund të bëhej shembulli, mendoj se drejtësia e re të bëjë shtet… Me këtë lloj vendimi, drejtësi nuk mendoj se mund ta gjejë as unë e as askush.
Kërkimi 25 vjeçar i Kosovës për drejtësi, fati i mijëra të zhdukurve ende nuk dihet