Aplikacion
Por ai ka habitur të gjithë ndjekësit kur ka zbuluar se kur iu ofrua ky rol, fillimisht nuk donte që ta interpretonte këtë karakter.
Me këtë rol, ylli i famshëm britanik ka bërë debutimin në vitin 2006 dhe së fundmi do të shfaqet në “No Time To Die”, që pritet të dalë në muajin tetorl.
Kur prodhuesit i ofruan këtë rol, Daniel nguroi të shfrytëzonte mundësinë që padyshim, vjen një herë në jetë.
Aktori i famshëm ishte mjaft i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të sillte për familjen e tij. Sipas John Maybury, kjo ishte një zgjedhje mjaft e vëshitrë pasi në atë kohë e bija e tij ishte vetëm 12 vjeçe.
“Kishte implikime si në jetën personale ashtu edhe në fushën e tij profesionale. Nuk mendoj se dikush mund të përgatitet për realitetin e famës derisa ta përjetojë atë. Por ajo që i thamë ishte: “Ka jetë pas Bondit”.