Aplikacion
Të shumta ishin komentet mbi arritjet personale, profesionale apo familjare, por rrëfimi i Arditit ngjalli jo pak habi te konkurrentët.
Këngëtari i njohur tregoi se pas suksesit të një kënge me fituesin e “Eurovision Suedia”, atij iu bë ftesa të ishte këngëtari kryesor në një festival shumë të rëndësishëm kushtuar komunitetit LBGT+.
Arditi tregoi se i frikësuar nga mentaliteti në Shqipëri zgjodhi që ta refuzonte këtë ftesë.
”Ishte festival shumë i rëndësishëm, mund të më hapte shumë rrugë karriere. Isha i vogël dhe nuk e mendova mirë, kisha frikë nga paragjykimet këtu”.
Arditi gjithashtu shtoi se nëse e njëjta ftesë do t’i bëhej tani, do ta pranonte me kënaqësi.