Aplikacion
“Mund të shërbejë si një pjesëtar i ri në operacionet ushtarake duke zëvendësuar njerëzit për të bërë vëzhgimet paraprake, të identifikojë armikun dhe të qëllojë shënjestrën”, shpjegon një ushtar i quajtur Chen Wei.
Videoja e filmuar gjatë ushtrimit “Dragoi i Artë” 2024 tregon qenin robot duke ecur, kërcyer, qëndruar shtrirë dhe duke lëvizur mbrapsht, i kontrolluar në distancë nga një operator. Në një moment, roboti udhëheq një njësi drejt një ndërtese të simuluar.
Në një pjesë të videos, shihet edhe një pushkë automatike e montuar nën një dron me 6 rotorë që demonstron atë që quhet “varieteti i pajisjeve inteligjente të pakomanduara”, të Kinës.
Përdorimi i robotëve qen në ushtri dhe dronëve të vegjël ajrorë nuk është diçka e re. Një video e publikuar vitin e shkuar prezantoi ushtrinë e qenve elektronikë në një ushtrim të përbashkët me Kamboxhian, Laosin, Malajzinë, Tajlandën dhe Vietnamin që u realizua në muajin nëntor. /ZOOM.AL/