zoom

Politikë

Kim i kërkon Bashës distancim nga Berisha: PD nuk mund të hajë bar për hatër të një deputeti

Ambasadorja Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë para selisë së PD-së, pas takimit me kreun e kësaj partie, Lulzim Basha.

Ajo ka thënë që PD duhet të shikojë me kujdes se me cilët deputetë futet në Kuvend, ndërsa ka shtuar se është e pa vend që të “hajë barë” vetëm për hatër të një deputeti.

Kujtojmë se deklarata e Yuri Kim vjen në një kohë kur ish-lideri Sali Berisha, është shpallur non grata.

“Ndërsa PD do rikthehet në Kuvend, PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake është e rëndësishme. Dëshiroj të theksoj se ndërsa kryetarët futen në kuvend të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Është e rëndësishme që PD të mendojë për këtë çështje. Dhe sikur e kam përmendur, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm që ta nxjerrë vendin nga komunizmi. Në fakt do të ishte ironi dhe tragjike që PD do hante bar për deputetin dhe për hatër të këtij deputeti. Dhe në fakt shpresa jonë është që partitë do të vazhdojnë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara”, deklaroi Kim.