zoom

Slider

Khelaifi prezanton trajneri e ri të PSG-së: Mbappe të rinovoj, ndryshe…

PSG më në fund ka shkrirë rezervat për trajnerin e ri. Luis Enrique do të drejtojë parizienët në sezonin 23/24.

Spanjolli i freskët nga Botërori zhgënjyes me Spanjën në Katar (iberikët u eliminuan nga Maroku në 1/16), ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Ish-trajneri i Romës merr detyrën nga Galtier, i cili u la në shtëpi pas vetëm një sezoni: kampionët e Francës i kanë akorduar atij një pagesë largimi prej 10 milionë eurosh.


Pasi ndoqi Julian Nagelsmann për një kohë të gjatë, klubi francez iu kthye fuqishëm Luis Enrique, i cili foli në konferencën për shtyp.

“Më pëlqen të ndjej presionin, Champions League është një obsesion. Por ka skuadra që janë më të forta se ne. Unë nuk kam folur ende me Neymar. Por ju siguroj se do të luajmë si ekip. E ardhmja e Mbappe? Nuk mund të flas për këtë, është një sekret profesional. Por kur nënshkrova, e dija se shumë gjëra mund të kishin ndodhur në skuadër”.

Në realitet, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ishte shumë i qartë për yllin francez.

“Kilian mund të qëndrojë, por duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Nuk mund të pranojmë që lojtari më i mirë në botë të largohet falas”, tha ai. /zoom.al/