zoom

Aktualitet

Këta janë 2 truprojat e Saimir Tahirit që i kapi rrjeta e “Shpirtit”

Agustin Deda dhe Hekuran Marku në bashkëpunim me katër shtetas italianë dhe një shqiptar të quajtur Eltjon Bregu trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën me 1016 kilogramë kanabis, e cila u është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. Këta dy të fundit janë arrestuar në Bari në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.

Dy ish-truprojat e Tahirit dyshohet se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

Dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, janë arrestuar. Gazeta Shqip mëson se Hekuran Marku u arrestua në Gjermani ndërsa Agustin Deda në Francë.