Aplikacion
Këshilltari rus me mision në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Boris Bondarev, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke kritikuar veprimet e Moskës në Ukrainë.
Një fakt i tillë është bërë i ditur me anë të një postimi në Twitter, nga avokati ndërkombëtar Hillel Neuer.
Nuk kam pasur kurrë aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt. Një krim kundër popullit ukrainas dhe ndoshta më i rëndë se ato që mund të jenë kryer ndonjëherë kundër atij rus.
Kështu është shprehur Bondarev, në një deklaratë që po qarkullon edhe në mesin e diplomatëve të huaj në Gjenevë.
Këshilltari rus, pjesë e diplomacisë që nga viti 2002 dhe në misionin në Zvicër që nga viti 2019, e quan më tej ministrin e Jashtëm, Serghei Lavrov, si një shembull të shkëlqyer i degradimit të sistemit.
LISTAT/ Partia socialiste prezanton kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit