zoom

Politikë

Këshilltari i Metës: Rol që e ka luajtur gjatë gjithë mandatit! Rama e ka sulmuar

I pyetur nëse Presidenti e ka respektuar rolin e tij për të qenë mbi palët, këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj tha në Kushtetuese se gjatë gjithë mandatit Presidenti e ka luajtur këtë rol. Por sipas tij Meta është sulmuar shpesh ndaj Edi Rama, dhe për këtë dorëzoi një video.

“Përgjatë gjithë legjislaturës e kemi respektuar këtë. Për të krijuar një klimë bashkëpunuese bëmë edhe dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Realizuam një platformë bashkëpunimi, dorëzuar Rama përmes ambasadores së SHBA, edhe liderit të opozitës Basha iu dorëzua por askush prej palëve nuk shfaqën asnjë angazhim”, tha Dervishaj.