Aplikacion
Telefoni i Kryemadhit është vendosur nën sekuestro prej vitit të kaluar nga hetuesit, pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të, përfshirë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta (bashkëshorti).
Më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros ndaj një telefoni në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat ndërkohë ka pasur edhe ankimi në Apel, ku masa u la në fuqi dhe aktualisht në Gjykatën e Lartë.
SPAK nuk është shprehur ende se çfarë ka gjetur në telefon dhe nëse ka të dhëna me interes hetimor në çështjet që pretendon. /ZOOM.AL/