zoom

Aktualitet

Kërkoi heqjen e sekuestros për llogaritë bankare, Apeli i GJKKO-së rrëzon Ajola Xoxën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës, e cila kërkoi heqjen e masës së sekuestros për llogaritë e saj bankare.

Togat e zeza vendosën që të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të marrë më datën 10 Shkurt 2025 për vendosjen e sekuestros.

Ndërkohë bashkëshortja e kryebashiakut Erion Veliaj mund t’i bëjë rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Postime të lidhura