zoom

Lajme

Kërkoi heqjen e masës së arrestit, Gjykata e Lartë rrëzon ish-kryeministrin Berisha

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, e vendosur nga dy shkallë të GJKKO me kërkesë të SPAK, prej datës 30 dhjetor 2023.

GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, duke rrëzuar pretendimet e avokatëve, se i digjet mandati i deputetit apo për mungesën e provave për akuzën shpërdorim i detyrës.

Ish-kryeministri akuzohet për dosjen e kompleksit “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, që ka po të njëjtën masë.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 date 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e zbardhur.

Aktualisht avokatëve u mbetet përveç kërkesave për revokim, edhe Gjykata Kushtetuese. /ZOOM.AL/