Aplikacion
“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 1″, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasit: Daniel Kaceli, 40 vjeç dhe Armando Çalleku, 23 vjeç, të dy banues në Durrës”, thanë burime zyrtare.
Të rinjtë rezulton sipas dosjes hetimore se ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /ZOOM.AL.
Rrreth 41 mijë familje jetojnë në kushte të mjerueshme, mbi 4 anëtarë në banesë më pak se 40 metër²