zoom

Bota

Kërkohej eliminimi i tij, Abazoviç zbardh prapaskenat: Ja me kë kanë lidhje të ngushtë autorët

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për mediat ka folur rreth detajeve

të tentativës për eleminimin fizik të tij, të cilët janë njerëz të afërt me Gjukanoviçin që punojnë me kontrabandë cigaresh dhe kokaine. Gjithashtu ai ka folur edhe problemet e korrupsionit të cilët janë evidentuar në Mal të Zi.

“Në Mal të Zi gjithsekush e di se kush janë ato të dy persona, janë njerëzit më intim të Gjukanoviçin, kanë punuar me kontrabandë cigaresh e kokaine. Djali i tij është në burg, s’ka lidhje me mua se të gjitha punët i kanë bërë më herët. Raportet me çdo politikan në Mal të Zi varen nga agjenda. Dikë e kam më të preferuar, me dikë kam vetëm raporte profesionale. Ata kanë menduar gjithë kohën më herët që të fusin njerëz në rrethin e tyre e të vazhdojnë agjendën. I vetmi fenomen që lidhet me mua është se jam dikush që nuk ka dëshirë të bëje asnjë farë kompromisi. Unë nuk e kam koncentrimin 100% në sektorin e sigurimit por jam më se i kënaqur me rezultatet, kemi rezultate historike. Janë kapur 1.6 ton kokainë që është më e madhja në Ballkan ndonjëherë. Kjo tregon një shtet të fuqishëm dhe kanë treguar një nervozizëm të madh një pjesë e madhe e politikanëve”.

Abazoviç shton se probleme janë evidentuar me korrupsionin në Mal të Zi.

“Normalisht që ka, ka edhe njerëz të bujshëm e me pozitë. Ne kemi pasur pas rënies së komunizmit 30 vite në pushtet një parti. Nuk kemi pasur ndryshime. Para dy vitesh ka ardhur një ndryshim dhe kjo jep një shpresë për jetën demokratike në Mal të Zi. Njerëzit thonë se nuk kemi shumë përkrahje, shikoni Malin e Zi në gjysmën tonë të mandatit, ka një dinamikë ndryshe në jetën që ka qenë monotone. Kemi filluar të jetojmë jetën. Farësimi i institucioneve me siguri do të na marrë pak kohë që do të jetë një sfidë për qeverinë e ardhshme. Referendumi ynë ka qenë 55+1 ndërkohë që në çdo vend të botës është 50+1.”, tha kryeministri malazes.