zoom

Politikë

“Kërko falje”/ Ilir Ikonomi sulmon ashpër Yuri Kim-in

Urimi i Ambasadës Amerikane në 29 nëntor për 77-vjetorin e Çlirimit ka sjellë reagimin e ashpër te ish-gazetarit të VOA-as, organi zyrtar i DASH-it, Ilir Ikonomi.

Në komentin e tij në faqen e Facebook të ambasadës, Ikonomi thekson se e ashtuquajtura Dita e Çlirimit nuk është uruar asnjëherë nga paraardhësit e ambasadores Juri Kim.

Ikonomi kërkon që ambasada amerikane të kërkojë falje ndaj të gjithë atyre që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri.

“Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kanë uruar asnjëherë këtë të ashtuquajtur Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Sipas mendimit tim modest, ky ishte një gabim i madh diplomatik nga ana juaj dhe atyre, që kanë vuajtur nga represioni komunist në Shqipëri’, i keni borxh një ndjesë të madhe, sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkruan Ikonomi në Facebook.