zoom

Bota

Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore, sekretari britanik: Përgjigjja do të jetë e barabartë

“Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se forcat e tij bërthamore janë në gatishmëri të lartë për t’i kujtuar botës se ai është gati përballë çdo pengese”, tha sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

Në një intervistë për mediat e huaja, Ben Wallace tha se veprimet e Putinit janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Ai nuk mund të kapet pas faktit se shoku i tij i vetëm më i mirë për momentin duket të jetë Presidenti i Bjellorusisë… ai duhet të kuptojë se është padyshim në anën e gabuar të historisë këtu”.

Sekretari tha se Britania e Madhe nuk sheh ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë.

Wallace shtoi se Britania është gjithashtu një fuqi bërthamore dhe Putini duhet të dijë se çdo gjë që përfshin një armë bërthamore ka një përgjigje të barabartë ose më të madhe nga Perëndimi.

Ai sqaroi se Britania e Madhe nuk do të bëjë asgjë për të përshkallëzuar situatën bërthamore, por “kjo është një betejë retorike dhe ne vetëm duhet të sigurohemi që ta menaxhojmë siç duhet”.