zoom

Aktualitet

Këputen “fijet” e krimit në Elbasan, Gramsh dhe Peqin! Hiqen 37 kamera sigurie

37 kamera sigurie u çmontuan në disa lagje të Elbasanit, Gramshit dhe Peqin dhe po hetohen në gjendje të lirë 10 persona.

Në lagjet “5 Maji”, “Sul Paprri”, “Syrja Dylgjeri” dhe “Çlirimi” të Elbasanit u çmontuan 28 kamera dhe u vunë nën hetim 5 persona të identifikuar si: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I.

Ndërsa në Gramsh u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh.

Kamerat ishin vendosur për qëllime kriminale, si edhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, ndaj forcat blu kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të këtyre kamerave, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Operacioni ‘Fijet’ nisi në Shkodër ku u çmontuan 59 kamera sigurie të vendosura në lagjet ku banonin anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Më pas operacioni vijoi në të gjithë territorin e vendit.

Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar rreth 386 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale