zoom

Stil

Keni dhimbje në pjesën e jashtme të organeve gjenitale? Dy gabimet që gratë bëjnë

Gratë që depilojnë zonën e tyre të ndjeshme kanë më shumë mundësi të kenë dhimbje afatgjata rreth organeve gjenitale, sipas një studimi të botuar në Journal of Lower Genital Tract Disease.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bostonit morën në studim 434 gra të moshës 18-40 vjeç dhe zbuluan se rreth gjysma e tyre vuanin nga dhimbjet e vulvës.

Ato u pyetën për veshjet që kanë zgjedhur në jetën e tyre të përditshme, si dhe për kujdesin në zonën e bikinit.

Gratë që depiloheshin rreth organeve gjenitale kishin 74% më shumë gjasa të kishin prerje të jashtme dhe dhimbje sesa ato që depilonin vetëm pjesën e bikinit.

Përveç kësaj, zgjedhja e veshjeve të ngushta katër ose më shumë ditë në javë mund të dyfishojë rrezikun e vulvodinisë (një dhimbje afatgjatë dhe e pashpjegueshme në pjesën e jashtme të organeve gjenitale)./ Zoom.al